Një burrë është arrestuar nga policia britanike pas raportimeve se mbante thika jashtë ndërtesës së Parlamentit.
Policia u lajmërua pak pas orës 14:00 të ditës së sotme dhe ndaloi 34-vjeçarin e dyshuar për posedim të një arme në një vend publik.
Asnjë lëndim nuk është raportuar dhe zona përreth Carriage Gates, një nga hyrjet më të spikatura në Pallatin e Westminster, u rrethua. (A2 Televizion)