Mund të jenë dëshmitarë në dasmë dhe kumbarë, Vatikani hapet për transeksualët dhe homoseksualët

Nga A2 CNN
9 Nëntor 2023, 08:22 | Bota

Mund të jenë dëshmitarë në dasmë dhe kumbarë,

Vatikani hapet për transeksualët dhe homoseksualët. Asgjë nuk mund t'i pengojë edhe transeksualët të kërkojnë dhe të marrin pagëzimin. Ata gjithashtu mund të jenë kumbarë dhe dëshmitarë të dasmës në kishë. Drita jeshile u jepet edhe kumbarëve homoseksualë që jetojnë me një person tjetër, përderisa bëjnë “një jetë konform besimit”. Këto janë indikacionet që vijnë nga Dikasteri për Doktrinën e Besimit, i drejtuar nga Kardinali Victor Manuel Fernandez, dhe të cilat u miratuan shprehimisht nga Papa Françesku, i cili firmosi dokumentin e publikuar.

Mundësia për këtë hapje revolucionare vjen nga përgjigjet e disa pyetjeve që i janë bërë Vatikanit nga Ms. José Negri, peshkop i Santo Amaro në Brazil, korrikun e kaluar. Pyetjet kishin të bënin me pjesëmarrjen e mundshme në sakramentet e pagëzimit dhe martesës nga persona transeksualë dhe homo-afektivë.

Nëse për të marrë pagëzimin është e vështirë të imagjinohet përjashtimi nga Kisha i të rriturve që e kërkojnë atë, për sa i përket figurës së kumbarëve në pagëzim dhe dëshmitarë të dasmës, apo njerëzve të thirrur për të mbështetur të interesuarit për besimin, indikacionet e Vatikanit janë të paprecedenta. 

"Një transeksual mund të pagëzohet në të njëjtat kushte si besimtarët e tjerë, nëse nuk ka situata në të cilat ekziston rreziku i gjenerimit të skandalit publik ose çorientimit te besimtarët. Rasti i fëmijëve apo adoleshentëve me probleme transeksuale, nëse përgatiten mirë dhe e dëshirojnë, mund të pagëzohen”, është bërë me dije nga Vatikani. Një person trans mund të jetë gjithashtu dëshmitar në një dasmë ose kumbar i një personi të pagëzuar: "Në kushte të caktuara, një transeksual i rritur që gjithashtu i është nënshtruar trajtimit hormonal dhe operacionit të ndryshimit të seksit mund të pranohet në rolin e kumbarit ose kumbarës. Kjo detyrë është një e drejtë, por kërkon që të mos lejohet nëse ka rrezik skandali”.

Gjithashtu, trajtohet problemi i prindërve homoseksualë apo atyre që kanë pasur fëmijën e tyre gjatë shtatzënisë me nëna të tjera (surrogate). “A mund të shfaqen dy persona homo-afektivë si prindër të një fëmije, i cili duhet të pagëzohet dhe që është birësuar apo marrë me metoda të tjera si mitra me qira?”, pyeti Vatikanin peshkopi i Brazilit. Përgjigjja e Dikasterit të Besimit: “Që fëmija të pagëzohet, duhet të ketë një shpresë të bazuar se ai do të arsimohet në fenë katolike”.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Loneta Progni