Ndërprerja e armëpushimit, SHBA: Po punojmë për të kthyer ndihmat në Gaza

Nga A2 CNN
1 Dhjetor 2023, 21:24 | Bota

Ndërprerja e armëpushimit, SHBA: Po punojmë për të

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë në diskutime me Izraelin për të lejuar hapjen e rrugës për ndihma në Gaza. Megjithatë, zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby tha në një konferencë për shtyp se Hamasi duhet të bëjë pjesën e tij.

Kirby fajësoi Hamasin për mosarritjen e një marrëveshjeje të radhës për zgjatjen e armëpushimit humanitar në enklavën palestineze, e cila zgjati një javë.

Ai tha se SHBA po punonte ende për të provuar dhe rivendosur një pauzë humanitare në Gaza.

SHBA dëshiron që ndihma të fillojë të kthehet në Rripin e Gazës sa më shpejt të jetë e mundur, por Kirby shtoi se Hamasi duhet të përgatiste një listë të pengjeve për t'u liruar, diçka që ai tha se grupi nuk kishte arritur ta bënte deri në afatin e fundit.

Nga ana tjetër, Shoqata e Gjysmëhënës së Kuqe të Palestinës deklaroi të premten mbrëma se është Izraeli ai që i ka bllokuar ndihmat humanitare që të arrijnë në Rripin e Gazës "deri në një njoftim të dytë".

Në një seri postimesh në platformën “X”, organizata bamirëse thotë se Izraeli "informoi të gjitha organizatat dhe entitetet që operojnë në pikën kufitare Rafah se hyrja e kamionëve me ndihma nga pala egjiptiane në Rripin e Gazës është e ndaluar, duke filluar nga sot deri në njoftimin e dytë".

PRCS thotë se mungesa e ndihmës humanitare do të sjellë më shumë vuajtje për civilët dhe më tepër pengesa për organizatat humanitare në zbutjen e vështirësive të qytetarëve.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli