Në mes të luftës, nis muaji i shenjtë i Ramazanit për myslimanët në Lindjen e Mesme

Nga A2 CNN
11 Mars 2024, 10:53 | Bota

Në mes të luftës, nis muaji i shenjtë i Ramazanit për

Myslimanët u mblodhën në xhaminë Al-Aksa në Jerusalem të dielën, për të festuar fillimin e Ramazanit në mes të luftës më të përgjakshme në rajon.

Xhamia ka qenë pikë e ndezjes për përshkallëzimin e dhunës izraelito-palestineze, Tel Avivi siguroi se ata nuk do të kufizonin adhurimin në vendin e shenjtë. Deri kohët e fundit, shërbimet izraelite të sigurisë po zbatonin kufizime për ata që donin të faleshin atje.

Megjithatë, të dielën, ministri i Kabinetit të Luftës izraelite Benny Gantz tha se liria e adhurimit nuk do të kufizohet në Malin e Tempullit.

"Lufta jonë nuk është kundër Islamit, por kundër atyre që lëndojnë vlerat e Islamit. Kundër atyre që kryejnë krime kundër njerëzimit dhe që kërkuan të copëtojnë shoqërinë izraelite dhe të ardhmen tonë të përbashkët", tha Gantz.

Ndërsa myslimanët anembanë botës shijojnë traditat e komuniteteve të tyre të ndryshme, këtë vit, lufta dhe uria në Rripin e Gazës hedh një hije veçanërisht të errët mbi festimet.

Në enklavën palestineze, besimtarët nuk kanë shumë mundësi për të festuar fillimin e Muajit të Shenjtë. Në fillim të këtij viti, autoritetet e Gazës raportuan se më shumë se 1000 xhami u shkatërruan dhe u dëmtuan rëndë gjatë luftës.

Zyrtarët e Gazës dhe izraelitë nuk arritën një armëpushim të shumëpritur për kohëzgjatjen e Ramazanit, pavarësisht disa raundeve negociatash.

Të dyja palët fajësojnë njëra-tjetrën për bisedimet e dështuara. Tel Avivi dikur u tërhoq nga negociatat, duke pretenduar se Hamasi refuzoi të jepte një listë të plotë të pengjeve ende të gjallë në Gaza.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos