Gratë shtatzëna në Gaza po i sjellin fëmijët në jetë përpara kohe dhe pa asistencën e duhur mjekësore. Ato tregojnë sesi janë futur në salla operacioni dhe iu janë nënshtruar operacioneve pa anestezi apo qetësuesish dhimbjesh.
Një prej tyre tregon se shumë pranë shtëpisë së saj ndodhën bombardime, dhe nga frika dhe paniku i nisën dhimbjet e lindjes përpara kohe.
Më çuan në sallën e operimit, por nuk mund të bëheshin procedurat e duhura për lindje. Pa anestezi, pa qetësues për dhimbjet. Falë Zotit, fëmija im arriti të dilte nga Reanimacioni. Unë solla në jetë binjakë, djalin ma nxorën nga spitali, por vajzën vijojnë të ma mbajnë në maternitet.
Nëna e re tregon se, bashkë me familjen e saj të vogël po jeton tashmë në spital.
Ndërsa Izraeli vijon të bombardojë Gazën, pas sulmit të Hamasit më 7 tetor, bilanci i viktimave ka shkuar tashmë në 18 800. Të dhënat janë bërë publike nga ministria e Shëndetësisë së Palestinës, që kontrollohet nga Hamasi.
Vlerësohet të jenë rreth 30 mijë gra shtatzëna në Gaza. (A2 Televizion)