Raketat ruse goditën Kievin dhe zonat përreth gjatë natës, duke vrarë të paktën një person dhe plagosur nëntë të tjerë. Shpërthime të fuqishme u dëgjuan në kryeqytetin ukrainas, ndërsa sulmi shkaktoi zjarre në një konvikt, një pallat banimi dhe një supermarket.
U dëmtuan gjithashtu magazina, zyra dhe automjete të parkuara. Ekipet e emergjencës punuan gjatë gjithë mëngjesit për shuarjen e flakëve dhe largimin e rrënojave.
Një banor tregoi se u godit nga dyert e ballkonit gjatë shpërthimit, pasi nuk mundi të strehohej për shkak të gjyshes së tij, e cila nuk mund të ecë. (A2 Televizion)