Një vit nga sulmi i Hamas, Izraeli kujton viktimat nën hijen e një "lufte të madhe"

Nga Rosalba Bejdo
7 Tetor 2024, 11:03 | Bota

Izraeli shënon këtë të hënë, 1 vjetorin e sulmit të paprecedentë të Hamasit, që nxiti një luftë shkatërruese në Gaza dhe që tani rrezikon të shndërrohet në një konflikt të gjerë në lindjen e mesme.

Sirenat e alarmit ranë rreth vendit në orën 6 e 29 minuta, ndërsa izraelitet kujtuan në heshtje momentin kur militantët e Hamasit lëshuan raketat në drejtim të Izraelit para se të mësynin një sërë vendbanimesh. Ceremoni përkujtimore e protesta po mbahen në Jeruzalem dhe Izraelin jugor.

Rreth 1200 persona u vranë në sulmin e papritur të Hamas, ndërsa 250 të tjerë u morën peng.  Shumica e viktimave ishin civilë, përfshirë gra, fëmijë e të moshuar të cilët u vranë në shtëpitë e tyre, nëpër rrugë dhe gjatë një koncerti në ambient të hapur pranë kufirit jugor. Të paktën 101 persona vazhdojnë të mbeten peng në Gaza, teksa forcat izraelite vijojnë operacionin për t’i dhënë fund udhëheqjes se Hamasit në enklavë.

Jashtë Izraelit, protesta janë paralajmëruar në vende të ndryshme rreth botës, kundër ofensivës në Rripin e Gazës, ku në një vit mbi 42 mijë njerëz janë vrarë dhe 2.3 milion janë shpërngulur.

Fokusi i luftës është zhvendosur rrezikshëm drejt Libanit, ku forcat izraelite po luftojnë milicinë tjetër të mbështetur nga Irani, Hezbollah.

Një front edhe më i rrezikshëm është ai që po hapet me Iranin, që në kundërpërgjigje të vrasjes së liderit të Hezbollah, Hasan Nasrallah, ndërmori një breshëri sulmesh raketore kundër Izraelit . Ky I fundit është zotuar të kundërpërgjigjet ashpër.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos