Sondazh: Sa prezent është aktiviteti fizik në përditshmërinë tuaj?
  • Çdo ditë 46%
  • Tre herë në javë 18%
  • Vetëm në fundjavë 4%
  • Asnjëherë 32%

“Nuk do të ketë shtet palestinez”, Netanyahu i prerë: Ia kemi bërë të qartë amerikanëve

Nga Rosalba Bejdo
19 Janar 2024, 12:26 | Bota

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, refuzon publikisht idenë e krijimit të një shteti palestinez pas përfundimit të luftës në Gaza.

Në një konferencë për shtyp, numri një i Tel Avivit, tha se ia kishte bërë të qartë qëndrimin e tij Shteteve të Bashkuara, duke zbehur kështu shpresën se kriza aktuale do të detyronte palët t’i drejtoheshin diplomacisë për t’i dhënë fund ciklit të dhunës. Me tone sfiduese, Netanjahu u zotua të vijojë me ofensivën në Gaza deri në një fitore të plotë; shkatërrimin e Hamasit dhe kthimin e pengjeve të mbetura.

“Dua ta bëj të qartë se në çdo marrëveshje në të ardhmen e afërt, shteti i Izraelit duhet të ketë kontrollin e sigurisë në të gjithë territorin në perëndim të Lumit Jordan. I kam thënë të vërtetën miqve amerikanë dhe ndala gjithashtu përpjekjen për të na imponuar një realitet që do të dëmtonte sigurinë e Izraelit”, tha Netanyahu.

Me gati 25 mijë palestinezë të vrarë në Gaza dhe 85 për qind të popullsisë së rripit të shpërngulur, Izraeli është nën trysnitë e forta për të zbutur ofensivën dhe për t’u angazhuar në bisedime të rëndësishme mbi arritjen e një paqeje të qëndrueshme. Aleatët e Izraelit përfshirë SHBA-në, dhe shumë prej kundërshtarëve të tij, kanë bërë thirrje për një ringjallje të zgjidhjes së dy shteteve, sipas së cilës një shtet i ardhshëm palestinez do të krijohej krah Izraelit. Por deklaratat e fundit të Netanjahut, tregojnë se qëllimet e tij janë krejt të ndryshme. Duke folur për gazetarët pas komenteve të Netanjahut, zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë në SHBA, John Kirbu, e pranoi se Uashingtoni dhe Tel Avivi i shohin gjërat ndryshe. 

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi