Dënohen me 12 vjet punë të rëndë, adoleshentët në Phenian panë filma nga Koreja e Jugut

Nga A2 CNN
19 Janar 2024, 10:25 | Bota

Pamje të rralla janë siguruar nga Koreja e veriut, që menjëherë i ka publikuar. Në video shfaqen kokulur, 2 adoleshentë koreano-veriorë, nxënës të një shkolle të mesme, të cilët janë dënuar me 12 vjet punë të rëndë, sepse kanë parë dhe kanë shpërndarë filma e telenovela të Koresë së Jugut.

Në video, studentët duket që qëndrojnë përpara një jurie që bëjnë gjyqin e tyre publik teksa shokët e shoqet e tjerë, qindra prej tyre, ndjekin se çfarë ndodh.

Veç filmave, ata kanë ndjekur edhe muzikën e atyre që veriu i quan regjim kukullash të jugut.

Po ashtu, televizioni shtetëror koreano-jugor sqaron se kritika ka pasur edhe për vajzat në Phenian që kanë filluar të vishen me stil të huaj, e për më tepër po lyejnë flokët, po vishen me rroba të shkurtra e të ngushta, influencuar nga propaganda e jugut apo edhe vendeve kapitaliste perëndimore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos