Sondazh: Cilat janë faktorët më të rëndësishëm për zhvillimin e një fëmije?
  • Edukimi shkollor 11%
  • Kujdesi familjar 84%
  • Ndikimi i shoqërisë 5%

Arrestohet një nga bosët e kartelit të njohur të drogës në Meksikë

Nga A2 CNN
19 Janar 2024, 08:01 | Bota

Arrestohet një nga bosët e kartelit të njohur të drogës

Autoritetet meksikane konfirmuan arrestimin të enjten në Nuevo León të José Alberto García Vilano, alias "La Kena", i konsideruar si një nga drejtuesit e Kartelit të Gjirit, një grup kriminal që konkurron për dominimin e trafikut të drogës në rajon me Jalisco Nueva Generacion.

Kapja e “La Kena” u bë në një qendër të njohur tregtare në komunën Monterrey, në shtetin e Nuevo Leon.

Garcia Vilano konsiderohet "një nga arkitektët kryesorë të dhunës që godet verilindjen e vendit", dhe ndër të tjera ai akuzohet edhe për rrëmbimin e pesë shtetasve amerikanë në Matamoros në vitin 2023.

Arrestimi i bosit të Kartelit të Gjirit, raportojnë autoritetet, ka ndodhur pa rezistencë dhe momenti është kapur dhe publikuar në rrjetet sociale nga disa dëshmitarë.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi