Sondazh: Sa prezent është aktiviteti fizik në përditshmërinë tuaj?
  • Çdo ditë 45%
  • Tre herë në javë 18%
  • Vetëm në fundjavë 9%
  • Asnjëherë 27%

Ukraina i përgjigjet “dhëmb për dhëmb” Rusisë, sulmon me dron objektivat ruse në Shën Petersburg

Nga A2 CNN
19 Janar 2024, 08:25 | Bota

Ukraina goditi objektivat në Shën Petersburg të Rusisë, gjatë natës. Mësohet se për sulmin është përdorur një dron i prodhimit vendas që fluturoi 1250 kilometra. Kështu ka deklaruar një ministër i qeverisë ukrainase, i cili ka dhënë edhe disa detaje.

Oleksandr Kamyshin, ministri i Industrive Strategjike që mbikëqyr prodhimin e armëve, citohet të ketë thënë në Davos se “mbrëmë ne goditëm objektivin dhe kjo gjë fluturoi saktësisht 1250 km”. Tashmë janë publikuar edhe pamjet e para të sulmit ukrainas në qytetin e njohur rus, Shën Petersburg.

Ndërkohë, sot autoritetet ruse kanë raportuar se një dron kishte si cak të sulmit kryeqytetin rus, Moskën. Megjithatë, droni u rrëzua nga forcat e mbrojtjes ajrore në qytetin rus Podolsk, pa arritur synimet e saj.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli