Sondazh: Sa prezent është aktiviteti fizik në përditshmërinë tuaj?
  • Çdo ditë 45%
  • Tre herë në javë 18%
  • Vetëm në fundjavë 9%
  • Asnjëherë 27%

Ukraina: 370 mijë ushtarë rusë janë vrarë që nga nisja e luftës

Nga A2 CNN
14 Janar 2024, 18:24 | Bota

Ukraina: 370 mijë ushtarë rusë janë vrarë që nga
Rreth 370,000 ushtarë rusë janë vrarë nga forcat ukrainase që nga fillimi i pushtimit të Moskës në vend. Kjo është bërë e ditur nga Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Kievit.

Forcat e Kievit pretendojnë gjithashtu se kanë shkatërruar 6,075 tanke ruse, 8,747 sisteme artilerie, si dhe 23 anije luftarake dhe varka, një nëndetëse dhe 1,814 raketa lundrimi.

Lufta në Ukrainë ka shkuar ditën e 689. Gjatë natës, Rusia ndërmori një tjetër sulm të rëndë në pothuajse të gjitha rajonet e vendit të pushtuar, duke përdorur raketa hipersonike Kinzhal.

Paralajmërimi për sulm ajror u dëgjua në të gjitha rajonet e Ukrainës.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli