Sondazh: Cilat janë aktivitetet tuaja gjatë fundjavës?
  • Sport 13%
  • Me miqtë dhe familjen 53%
  • Rri në shtëpi 33%

Zgjedhje të parakohshme? Vetëvendosje: Nuk kemi frikë, por opozita nuk e ka seriozisht

Nga Rosalba Bejdo
19 Janar 2024, 11:59 | Bota

Zgjedhje të parakohshme? Vetëvendosje: Nuk kemi frikë, por

“Zgjedhje të parakohshme”. Është një togfjalësh i shumëpërdorur dhe një realitet, të cilin Kosova e ka njohur mirë përgjatë historisë së vet si shtet.

Ndërsa u duk se qeverisja hyri në një kapitull të ri më të qëndrueshëm, mundësia e një votimi të parakohshëm duket se po troket sërish.

Opozita po e kërkon gjithmonë e më zëshëm diçka të tillë, ndërsa Vetëvendosje për herë të parë u shpreh e hapur për këtë skenar.

Nga radhët e partisë në pushtet, thonë se nuk i frikësohen zgjedhjeve, por pretendojnë se në kampin kundërshtar nuk ka seriozitet e as garë të fortë politike.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani