Mbretëria e Bashkuar regjistron 4950 vdekje të shtuara dimërore

Nga A2 CNN
19 Janar 2024, 10:49 | Bota

Mbretëria e Bashkuar regjistron 4950 vdekje të shtuara dimërore

Të dhënat e reja zyrtare tregojnë se një numër i konsiderueshëm njerëzish humbën jetën, dimrin e kaluar, dhe duket se shkaku mund të jetë mungesa e legjislacionit qeveritar dhe izolimi i dobët.

Shifrat e reja tregojnë se rreth 4950 vdekje të tepërta dimërore, vitin e kaluar, në Mbretërinë e Bashkuar ishin për shkak të njerëzve që jetonin në shtëpi të ftohta dhe të lagështa.

Të dhënat e reja zyrtare nga Koalicioni End Fuel Poverty thonë se këto shifra janë regjistruar gjatë dimrit 2022/23.

Studimi “Warm This Winter” zbuloi gjithashtu se, kur temperatura mesatare e dimrit në Mbretërinë e Bashkuar bie nën katër gradë celsius, niveli i vdekjeve të tepërta të dimrit rritet.

Kjo vjen në një kohë kur Britania po vuan të ftohtin ekstrem në shumë rajone. Dhjetori 2023 ishte jashtëzakonisht i ngrohtë, por, këtë muaj, temperaturat kanë rënë në -14°C në disa pjesë të vendit.

Ekspertët thonë se kjo është një situatë shqetësuese, teksa fajësojnë ligjvënësit për këtë gjendje.

“8.3 milionë të rritur jetojnë në shtëpi të ftohta me lagështirë këtë dimër dhe, me uljen e temperaturave, këto kushte kthehen nga të pakëndshme në plotësisht të rrezikshme. Ndërsa familjet luftojnë, ministrat janë ulur duarkryq dhe ia lënë rastësisë çështjet e jetës dhe vdekjes", thotë koordinatori i “End Fuel Poverty Coalition”.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi