Presidenti amerikan, Donald Trump, vazhdon të shtyjë para planin e tij për të marrë në pronësi Rripin e Gazës nga Izraeli. Përmes një statusi në rrjetin e tij social, thotë se marrja nën kontroll e enklavës palestineze nga SHBA-të do të ndodhë pas përfundimit të luftimeve.
“Palestinezët, njerëz si Çak Shamer, do të ishin zhvendosur tashmë në komunitete më të bukura dhe të sigurta, me shtëpi të reja dhe moderne në rajon”, shkruan Trump, duke shtuar se ky do të ishte një shans për ta për të qenë të lumtur, sigurisë dhe të lirë.
Presidenti konfirmon se Shtetet e Bashkuara po punojnë me ekipe të ndryshme nga e mbarë bota për të hartuar me kujdes planin e rindërtimit.
“Do të jetë një nga zhvillimet më madhështore dhe spektakolare të atij lloji në botë”, vijon Trump. Në fund konfirmon se për të zbatuar këtë projekt nuk do të jetë e nevojshme angazhimi i ushtarëve amerikanë. “Stabiliteti në rajon do të mbretërojë”, e mbyll postimin kreu i Shtëpisë së Bardhë. (A2 Televizion)