“Nuk kanë guxim të luftojnë barbarët!”, Netanyahu sulmon europianët: Me Trump kemi mospajtime taktike

Nga Rosalba Bejdo
3 Qershor 2026, 22:45 | Bota

Benjamin Netanyahu minimizoi zërat për një përçarje me Donald Trump lidhur me Iranin, duke deklaruar se, megjithëse ndonjëherë ka “mospajtime taktike”, ai dhe presidenti amerikan “janë në një linjë për çështjet themelore”. Sipas tij, ndër këto çështje përfshihet pengimi i Iranit që të pajiset me armë bërthamore dhe të kërcënojë Izraelin.

“Ndonjëherë kemi, mospajtime taktike sic ndodh edhe ne familjet me te mira. Por gjithmonë gjejmë një mënyrë për t’i kapërcyer ato dhe e bëjmë këtë si miq të ngushtë.”- ”tha kryeministri izraelit në një intervistë për CNBC.

Netanyahu kritikoi ashpër edhe disa liderë evropianë, mes tyre presidentin francez Emmanuel Macron, të cilët kanë shprehur kritika ndaj veprimeve ushtarake të Izraelit.

“Mënyra se si liderët evropianë u bëjnë lëshime pakicave islamike radikale në vendet e tyre është e turpshme. Ata e dinë se ne po i mbrojmë edhe ata, por nuk kanë guximin të ngrihen dhe të mbajnë anën e duhur – anën që do të shpëtojë qytetërimin tonë nga këta barbarë”, shtoi ai. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos