Dita e katërt të protestave para Kryeministrisë, përplasja e parë mes protestuesve dhe policisë

Nga Igli Çelmeta
3 Qershor 2026, 23:07 | Politikë

Për të katërtën ditë radhazi, qytetarët zhvilluan protestë para kryeministrisë. Por ndryshe nga tre protestat e mëparshme, protesta e katërt solli edhe incidente dhe përplasjen e parë mes protestuesve dhe policisë së Shtetit.

Për shkak të masave të marra për miqësoren e futbollit mes Shqipërisë dhe Izraelit, marshimi i protestuesve drejt kryeministrisë nuk u lejua nga policia. Fillimisht Policia vendosi gardh metalik në urën te ish-hotel Dajti dhe kordon me efektivë policie për të mos lejuar kalimin e tyre drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit” para kryeministrisë.

Mirëpo, protestuesit arritën të çajnë kordonin e policisë ndërsa drejt tyre u hodh ujë me qëllim shpërndarjen, por nuk u arrit. 3 autobotët me ujë të policisë u tërhoqën pas, ndërsa protestuesit arritën te kryeministria.

Edhe në protestën e katërt thirrjet ishin kundër qeverisë Rama, të cilit i kërkohet dorëheqja. Gjithashtu u është bërë thirrje përfaqësuesve politikë që të mos bëhen pjesë e protestës, e cila do të vazhdojë edhe në ditët në vijim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos