Papa Francesku ka përqafuar një fëmijë të mitur ukrainas, i cili arriti t’i mbijetojë sulmeve me raketa të Rusisë në qytetin e tij.
8 vjeçari ukrainas Roman Oleksiv pati mundësinë të takohej me Atin e Shenjtë dhe të merrte bekimin e tij gjatë audiencës të përjavshme që mbahet në Vatikan.
Roman humbi nënën e tij kur një raketë goditi qytetin qendror të Vinnytsia korrikun e kaluar, teksa vetë mbeti me dëmtime të rënda të pjesën më të madhe të trupit.
Gjatë audiencës së përgjithshme javore, Papa bëri thirrje për paqe në konfliktet në Gaza dhe Ukrainë. (A2 Televizion)