Paqja në Ukrainë, Kremlini grumbullon ekipin negociator të nivelit të lartë për bisedime me SHBA

Nga A2 CNN
14 Shkurt 2025, 21:39 | Bota

Paqja në Ukrainë, Kremlini grumbullon ekipin negociator të

Kremlini po krijon një "ekip negociator të nivelit të lartë" që mund të kryejë bisedimet e marrëveshjes së paqes në Ukrainë me SHBA-në, thanë burimet për CNN.

Transmetuesi amerikan tha se ekipi thuhet se do të përfshijë figura të nivelit të lartë politikë, inteligjencë dhe figura ekonomike. Megjithatë emrat ende nuk janë bërë publik, shkruan A2 CNN.

Raportet vijnë pas thirrjeve të veçanta të Donald Trump me Presidentët Vladimir Putin dhe Volodymyr Zelenskyy.

Trump tha se negociatat për t'i dhënë fund luftës do të fillonin "menjëherë" pas telefonatës 90-minutëshe me presidentin rus, shkruan A2 CNN.

Kremlini tha se Putin dhe Trump kishin rënë dakord të takoheshin dhe Putin e kishte ftuar Trumpin të vizitonte Moskën. Trump tha se takimi i tyre i parë "ndoshta" do të zhvillohet së shpejti në Arabinë Saudite.

Ka frikë mes ekspertëve se Trump ka ofruar lëshime përpara se bisedimet të kenë filluar dhe të ‘ngrijnë’ Ukrainën, por Zelenskyy nga ana e tij ka folur me një ton diplomatik.

Zelensky tha se pas asaj telefonate, Trump kishte treguar "interesim të vërtetë për mundësitë tona të përbashkëta dhe se si ne mund të sjellim paqe të vërtetë së bashku". (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos