Senati amerikan ka miratuar një paketë ndihme prej 95 miliardë dollarësh që përfshin mbështetje ushtarake për Ukrainën, Izraelin dhe Tajvanin.
Ajo përfshin 61 miliardë dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën, të cilat Pentagoni thotë se mund të fillojnë t'i dërgohen vendit të shkatërruar nga lufta, brenda disa ditësh. Projektligji kaloi me një votim mes dy palëve, duke marrë 79 vota pro dhe 18 kundër.
Biden e përshëndeti këtë votim, ndërsa tha se ky legjislacion do ta bëjë kombin dhe botën një vend më të sigurt, pasi sipas tij ky legjislacion synon të mbrojë aleatë të SHBA-së, që po përballen me terroristë si Hamasi apo tiran si presidenti Putin, është shprehur Biden.
Senati kishte miratuar një paketë të ngjashme ndihme në shkurt, por një grup konservatorësh që kundërshtojnë mbështetjen e re të Ukrainës e kishin penguar atë të votohej në Dhomën e Përfaqësuesve. (A2 Televizion)