Plagosja e paqeruajtësve të OKB, Netanyahu kërkon largimin e tyre nga Libani

Nga A2 CNN
13 Tetor 2024, 19:50 | Bota

Pas lëndimit të dy paqeruajtësve të Kombeve të Bashkuara në Liban nga bombardimet izraelite, kryeministri Benjamin Netanyahu i kërkoi kreut të OKB-së largimin e këtij misioni nga Libani.

Sipas tij, refuzimi për t'i larguar i bën ata pengje të Hezbollahut.

“Ne nuk po luftojmë popullin libanez. Ne po luftojmë degën e terrorit iranian, Hezbollah, i cili pushtoi Libanin. Unë dua t'i drejtohem Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së në mënyrë të drejtpërdrejt nga këtu. Është koha që ta hiqni Forcën e Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Liban nga bastionet e Hezbollahut dhe nga zonat e luftimit. IDF-ja e kërkoi vazhdimisht një gjë të tillë dhe u refuzua në mënyrë të përsëritur, me qëllim që t'u siguronte terroristëve të Hezbollahut një mburojë mbrojtëse njerëzore”, tha Netanyahu.

“Refuzimi juaj për të evakuuar ushtarët e Forcës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara i bën ata pengje në duart e Hezbollahut. Ajo i rrezikon ata dhe ushtarët tanë. Na vjen keq për dëmtimet  e ushtarëve paqeruajtës dhe po bëjmë gjithçka që mundemi për të parandaluar një dëm të tillë. Por, mënyra e thjeshtë dhe e qartë për ta siguruar këtë është thjesht t'i largoni ata nga zona e rrezikut”, shtoi Netanyahu. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos