Zbardhet plani i Izraelit, gati për të sulmuar objektivat ushtarake dhe energjitike në Iran

Nga Eno Luarasi
13 Tetor 2024, 14:12 | Bota

Zyrtarët amerikanë besojnë se Izraeli ka përcaktuar objektivat ku mund të godasë Iranin. Infrastruktura ushtarake dhe ajo energjetike, mendohen te jenë shënjestrat kryesore, raporton NBC.

Lindja e Mesme mbetet në gatishmëri të lartë për përshkallëzim të mëtejshëm të konfliktit, teksa Izraeli lufton grupet e mbështetur nga Irani Hezbollah në Liban dhe Hamasin në Gaza, shkruan A2.

Izraeli ka thënë në mënyrë të përsëritur se do t'i përgjigjet breshërisë së raketave të Iranit më 1 tetor, e cila u nis si hakmarrje për operacionet ushtarake të Izraelit në Gaza dhe Liban dhe vrasjet e një vargu liderësh të Hamasit dhe Hezbollahut.

Nuk ka asnjë tregues se Izraeli do të synojë objektet bërthamore ose do të kryejë atentate, thuhet në raportin e NBC, duke cituar zyrtarë të paidentifikuar amerikanë. Zyrtarët amerikanë dhe izraelitë thanë se një përgjigje mund të vijë gjatë festës aktuale të Yom Kippur.

Hezbollahu tha të dielën se po luftonte forcat izraelite që po përpiqeshin të depërtonin në fshatin Ramya në Libanin jugor. Ushtria izraelite ndërkohë vazhdon të operojë në Libanin jugor për të çmontuar "infrastrukturën terroriste", raporton A2.

Gjatë ditës së kaluar, forca ajrore izraelite goditën afërsisht 200 objektiva të Hezbollahut në Liban, duke përfshirë celula terroriste, poste raketore antitank dhe objekte të infrastrukturës terroriste.

Izraeli tha se pesë raketa të lëshuara që kaluan nga Libani u kapën nga forcat ajrore. Operacioni i IDF ka zhvendosur më shumë se 1.2 milionë njerëz, sipas qeverisë së Libanit, e cila thotë se më shumë se 2,100 njerëz janë vrarë dhe 10,000 janë plagosur në më shumë se një vit luftime. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos