“Po vriten fëmijë të pafajshëm”, Erdogan akuzon Izraelin: Po bëni krime lufte në Gaza

Nga Xhevahir Qardaku
3 Nëntor 2023, 13:48 | Bota

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, akuzon Izraelin se përmes sulmeve në Gaza po kryen krime lufte në dëm të civilëve. Ai përsëriti nevojën për një armëpushim dhe për të organizuar një konferencë ndërkombëtare paqeje.

“Një tragjedi njerëzore e paprecedentë po ndodh në Palestinë para syve të gjithë botës. Spitale, shkolla, xhami, kisha, kampe refugjatësh po bombardohen. Fëmijë të pafajshëm po vriten brutalisht. Nuk ka asnjë koncept që mund të justifikojë atë që kemi parë që nga 7 tetori apo shpjegojë këtë brutalitet. Dhe për të qenë të qartë, krimet kundër njerëzimit janë kryer në Gaza për saktësisht 28 ditë.

Që nga momenti kur shpërtheu kjo krizë për herë të parë, ne si Turqi kemi miratuar një parim dhe qëndrim humanitar. Ne kemi thënë dhe vazhdojmë të themi në çdo rast se nuk i miratojmë veprimet kundër civilëve. Prioriteti ynë është vendosja e shpejtë e armëpushimit humanitar. Ne po punojmë gjithashtu për mekanizma të rinj që do të garantojnë sigurinë e të gjithëve, pavarësisht nëse janë të krishterë apo hebrenj. Përpjekjet tona për të hedhur bazat për Konferencën Ndërkombëtare të Paqes vazhdojnë”, tha Erdogan. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos