Kërkesa për ndryshimin e emrit të një kopshti me emrin Ana Frank ka ngjallur polemika në Gjermani. Kompleksi ndodhet në qytetin e vogël të Tangerhütten, në rajonin Saksoni-Anhalt dhe u emërua në vitet 1970 pasi Anne Frank u deportua dhe më pas u vra në kampin e përqendrimit Bergen Belsen në vitin 1945.
Të gjithë udhëheqësit e grupeve të disa partive në bashkinë e qytetit po përgatisin një fletë qëndrimi për të refuzuar riemërtimin e kopshtit.
Heqja e referencës për vajzën hebreje, e cila u bë simbol i Shoah-ut për shkak të ditarit të saj, ishte propozuar në fillim të këtij viti, shumë përpara sulmit të Hamasit ndaj Izraelit. Siç raporton Frankfuerter Allgemeine, këshilli i prindërve dhe punonjësve kishte kërkuar që të gjendej një emër më "i përshtatshëm për fëmijët", për kopshtin që pritet të quhet "Eksploruesit e Botës".
Drejtori i çerdhes i tha gazetës Magdeburger Volksstimme se historia e Anne Frank është e vështirë për t'u kuptuar nga fëmijët e vegjël. Për më tepër, prindërit me prejardhje emigrante shpesh nuk dinë se çfarë të mendojnë për emrin e kopshtit. Për kryebashkiakun Andreas Brohm, ndryshimi duhet të çojë në një "hapje më të madhe ndaj botës" nga ana e strukturës. Ekzekutivi shtoi se ngjarjet aktuale politike në Lindjen e Mesme nuk janë të lidhura me këtë vendim. (A2 Televizion)