James Hansen, një shkencëtar amerikan dhe ish-shkencëtar i NASA-s , i cili paralajmëroi për ndryshimet klimatike në vitin 1980, tashmë ka ngritur alarmin se ngrohja globale po përshpejtohet më shpejt nga sa kuptojmë.
Sipas një studimi të fundit, në të cilin ai mori pjesë, klima e Tokës është më e ndjeshme ndaj ndryshimeve të shkaktuara nga faktori njerëzor. Ngrohja që po ndodh aktualisht mund të rrisë temperaturën me 1.5 gradë Celsius mesatarisht në krahasim me kohërat para-industriale dhe me 2 gradë Celsius deri në vitin 2050.
Megjithatë, kjo do të thotë se bota do të kalojë kufirin 1.5 gradë të vendosur në marrëveshjen e Parisit për klimën shumë më shpejt se sa pritej. Në të njëjtën kohë, ajo mbart rrezikun e një bote "më pak të tolerueshme për njerëzimin, me ekstreme më të mëdha klimatike”.
Shkencëtari shtoi se gradualisht do të ketë një rritje të madhe të temperaturës së planetit, për shkak të djegies së vazhdueshme të lëndëve djegëse fosile. Toka është "shumë e ndjeshme" ndaj efekteve të kësaj situate, theksoi Hansen.
"Ne do të ishim budallenj dhe shkencëtarë të këqij nëse nuk do të prisnim një përshpejtim të ngrohjes globale ," shtoi ai. “Ne jemi në fazat e hershme të një emergjence klimatike . Një përshpejtim i tillë është i rrezikshëm për një situatë që tashmë është jashtë ekuilibrit. Ne duhet ta ftohim planetin për ta shpëtuar atë ”, tha ai gjithashtu
Për të adresuar këtë krizë, Hansen dhe kolegët e tij propozuan spërkatjen e squfurit në atmosferë për të larguar nxehtësinë nga planeti, por edhe për të ulur temperaturën. (A2 Televizion)