Sondazh: Cilat janë faktorët më të rëndësishëm për zhvillimin e një fëmije?
  • Edukimi shkollor 13%
  • Kujdesi familjar 83%
  • Ndikimi i shoqërisë 5%

Puna më e vështirë në botë? Të mirëmbash anijet e ankoruara në Siberi në - 50 °c

Nga Anxhela Celibashi
13 Shkurt 2024, 10:45 | Bota

A e dini se cilat janë punët më të vështirë në botë? Shumëkujt mbase nuk do i shkonte mendja pikërisht në zonat ekstreme ku temperaturat arrijnë dhjetëra gradë nën zero, e ku banorët e zonës do të duhet të punojnë në këto kushte. Jemi në Siberi, ku temperaturat zbresin në -50 gradë Celsius dhe këtu ka njerëz që duke sfiduar kushtet atmosferike si Mikhails Klus, detyrohen të punojnë në procese jetike të punës.

Kur në Siberi temperaturat zbresin në -50 gradë Celsius, ka njerëz që punojnë duke sfiduar këto kushte atmosferike.

Mirëmbajtja e anijeve të ankoruara është konsideruar si ndër punët më të vështira, sidomos gjatë dimrit të ashpër Siberian.

Procesi i “vymorozka”, i cili mund të njihet ndryshe edhe si procesi i ngrirjes , është një punë e mundimshme dhe e lodhshme  dhe që kërkon javë  të tëra për tu realizuar. Punëtorët heqin akullin që mbështjell anijet, duke  kontrolluar nëse  ai  ka shkaktuar probleme te këto mjete transporti.

Anijet e ankoruara në portin e Yakutsk në brigjet e lumit Lena, janë ndër burimet kryesore të   ekonomisë së Siberisë.

Vendasit megjithëse e konsiderojnë  si ndër punët më të vështira për shkak të motit, thonë se gjithçka varet nga mënyra si organizon dhe  menaxhon detyrën që të është caktuar.

"Ti vishesh në mënyrën e duhur dhe kaq. Kur shkonë në një ambientë të ngrohtë dhe zhvishesh është njësoj si sauna, prej teje del avull.  Unë nuk mendoj se është puna më e vështirë, ka edhe punë më të vështira, por kjo sigurishtë  është mes tyre. Njeriu duhet të përpiqet të kuptojë, duhet të duash të ftohtin dhe të punosh në të," shprehet Mikhails Klus.

Kjo punë kërkon jo vetëm qëndrueshmëri dhe forcë, por edhe saktësi ekstreme.

Punëtorët duhet të sigurohen që të mos e presin akullin shumë shpejt dhe të mos depërtojnë në ujin poshtë.  Sa më i ftohtë të jetë moti, aq më mirë ngrin akulli dhe aq më e qetë është puna, megjithatë, këto temperature ekstreme, nuk janë aq të lehta për të gjithë punëtorët.

"Ndonjëherë, kur ngrihesh, ndjen emocione negative prej saj, ju ndjeni që është shumë ftohtë  për të punuar, doni të shkoni në shtëpi, të konsumoni diçka të shijshme e të ngrohtë deh të relaksoheni, ksështu që duhet ta kontrolloni veten,” tha 22-vjeçari Artyom Kovalec i veshur me një pallto të trashë  dhe në duar mbante një kazmë.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi