Sondazh: Ku do e kaloni natën e ndërrimit të viteve?
  • Famije 77%
  • Restorant/bare 7%
  • Jashtë vendit 16%

Putin viziton bazën ushtarake të mbajtur dikur nga Wagner

Nga A2 CNN
10 Nëntor 2023, 07:17 | Bota

Putin viziton bazën ushtarake të mbajtur dikur nga Wagner

Presidenti rus Vladimir Putin diskutoi luftën në Ukrainë me drejtuesit e tij ushtarakë, përfshirë Ministrin e Mbrojtjes Sergei Shoigu dhe shefin e Shtabit të Përgjithshëm Valery Gerasimov.

Fotot e publikuara nga Kremlini treguan presidentin rus gjatë takimit të sotëm  (10 nëntor) me Shoigu, Gerasimov dhe gjeneralin Sergei Rudskoy, kreu i Drejtorisë Kryesore Operacionale të Shtabit të Përgjithshëm, në bazën e grupimit ushtarak jugor në Rostov.

“Kryekomandantit suprem iu treguan modele të reja të pajisjeve ushtarake. Kreu i shtetit dëgjoi raporte për ecurinë e operacionit special ushtarak”, tha Kremlini.

Putin muajin e kaluar vizitoi bazën ushtarake në Rostov, ku shefi mercenar i Wagner-it, Yevgeny Prigozhin filloi një rebelim të dështuar në qershor.

Ditari A2 CNN