Rebelët houthi ndërmarrin sulmin më të madh në Detin e Kuq, amerikanët rrëzojnë dhjetëra dronë

Nga A2 CNN
10 Janar 2024, 07:52 | Bota

Rebelët houthi ndërmarrin sulmin më të madh në Detin e

Marina amerikane bën me dije se ka rrëzuar, gjatë ditës së fundit, 24 raketa dhe dronë të lëshuar nga rebelët houthi në Jemen, në një nga sulmet më të mëdha në Detin e Kuq në muajt e fundit.

Lajmin e raporton CNN, duke cituar dy zyrtarë të Pentagonit. Sipas vlerësimeve fillestare, nuk ka pasur anije të dëmtuara nga sulmet dhe as viktima pas lëshimit masiv të dronëve dhe raketave.

Ndërkohë, Shtëpia e Bardhë përsëriti qëndrimin se Shtetet e Bashkuara nuk mbështesin një armëpushim midis Izraelit dhe Hamasit në Gaza.

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby, tha në një konferencë me gazetarët se nuk është ende momenti për një armëpushimi, i cili nëse do të ndodhte tani do të sillte përfitime vetëm për Hamasin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos