Rënia në sondazhe shtyn Melonin të mendojë për zgjedhje të hershme

Nga A2 CNN
23 Qershor 2026, 17:02 | Bota

Rënia në sondazhe shtyn Melonin të mendojë për zgjedhje

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni po shqyrton mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të përgjithshme që në prill të vitit 2027, disa muaj përpara afatit ligjor që përfundon në fund të atij viti.

Sipas burimeve të cituara nga Bloomberg, Meloni druhet se mbështetja e saj në opinionin publik mund të bjerë sa më shumë të vonohet procesi zgjedhor. Një tjetër shqetësim është se një qeveri e re e dalë nga zgjedhjet e vona do të kishte pak kohë për të miratuar buxhetin e shtetit brenda afateve të përcaktuara, shkruan A2CNN. 

Ideja thuhet se është diskutuar edhe me zyrën e presidentit italian Sergio Mattarella, i cili ka kompetencën për të shpërndarë parlamentin dhe për të shpallur zgjedhje të reja.

Meloni përballet me sfida politike që prej humbjes së referendumit për reformën në drejtësi në muajin mars, një zhvillim që çoi edhe në largimin e tre zyrtarëve të qeverisë së saj. Ndërkohë, partia e ekstremit të djathtë "National Future" ka fituar terren në sondazhe, duke e akuzuar kryeministren se po ndjek politika tepër centriste. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos