
Avioni i rrëzuar
Të paktën dy persona humbën jetën në një aksident ajror në Uellsin e Ri Jugor të Australisë (NSW).
Sipas mediave të huaja, një avion i vogël u përplas me linjat e energjisë elektrike rreth 25 kilometra në perëndim të Grafton.
“Dy persona në avion kanë humbur jetën. Policia po punon për të identifikuar pasagjerët e avionit, ndërsa po bashkëpunohet me autoritetet e aviacionit për të hetuar rrethanat e aksidentit ajror”, thuhet në deklaratën e policisë. (A2 Televizion)