Rrëzohet një avion në Greqi

Nga A2 CNN
27 Dhjetor 2023, 13:25 | Bota

Rrëzohet një avion në Greqi

Një avion i vogël stërvitor i Forcave Ajrore është rrëzuar në orët e para të mëngjesit në zonën e Kalamatës në Greqi.

Sipas të dhënave paraprake, mjeti fluturues T-2 Buckeye, për motive ende të paqarta është rrëzuar rreth 500 metra larg aeroportit nga ku u ngrit.

Në momentin e aksidentit në avion ndodhej vetëm piloti, i cili raportohet të ketë humbur jetën.

Aeroplani u përplas dhunshëm në tokë dhe më pas u dërgua dhe një shpërthim. Në vendngjarje shkuan menjëherë ekipet e kërkim shpëtimit të cilit vunë flakët në kontroll.

Avioni T-2 Buckeye ishte prodhim amerikan dhe shërbente për trajnim të pilotëve grekë pranë Forcave Ajrore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos