Sondazh: Të bëhesh i pasur në Shqipëri është:
  • E lehtë 10%
  • E vështirë 60%
  • E pamundur 30%

“Rripi i Gazës vendi më i rrezikshëm në botë”, UNICEF: Para armëpushimit ishin vrarë mbi 5300 fëmijë

Nga A2 CNN
2 Dhjetor 2023, 08:19 | Bota

“Rripi i Gazës vendi më i rrezikshëm në

Para qetësimit të luftimeve, më shumë se 5,300 fëmijë palestinezë u vranë në 48 ditë bombardime të pamëshirshme. Një shifër që nuk përfshin shumë fëmijë të zhdukur dhe me sa duket të varrosur nën rrënoja.

Kështu ka deklaruar UNICEF, duke shtuar se fëmijët kanë nevojë për një armëpushim humanitar afatgjatë.

“Të gjithë fëmijët e Shtetit të Palestinës dhe Izraelit meritojnë paqen. Nëse dhuna do të kthehej në këtë intensitet, mund të supozojmë se qindra fëmijë të tjerë do të vriten dhe plagosen çdo ditë. Rripi i Gazës është sërish, nga dje, vendi më i rrezikshëm në botë për të qenë fëmijë”.

Një ditë më parë bombardimet izraelite në shtëpitë dhe ndërtesat e Rripit të Gazës kanë vrarë rreth 100 njerëz, pasi luftimet rifilluan të premten pak minuta pasi skadoi marrëveshja e armëpushimit.

A2 CNN Livestream

Dita jonë