Një goditje rrufeje shkaktoi vdekjen e 14 personave dhe plagosjen e 34 të tjerëve gjatë një ceremonie lutjeje në një kamp refugjatësh në Ugandë, të shtunën, shkruan A2 CNN. Ngjarja tragjike ndodhi në distriktin Lamwo, në veri të vendit, ku refugjatët ishin mbledhur për të kryer ritualet fetare kur një stuhi e papritur filloi rreth orës 17:00. Sipas zëdhënësit të policisë, Kituuma Rusoke, rrufeja goditi në orën 17:30, duke lënë viktima të shumta dhe plagosur dhjetëra të tjerë.
Kampi i refugjatëve Palabek, i cili ndodhet pranë kufirit të Ugandës me Sudanin e Jugut, strehohen rreth 80000 persona, shumica prej të cilëve janë larguar nga konflikti në Sudanin e Jugut, që edhe pas përfundimit të luftës civile në vitin 2020, vijon të përballet me paqëndrueshmëri.
Rrufetë janë të zakonshme në pjesën qendrore të Afrikës dhe shpesh kanë shkaktuar incidente fatale në Uganda. Në vitin 2020, një goditje rrufeje vrau 10 fëmijë në pjesën veriperëndimore të vendit, ndërsa në vitin 2011, një tjetër incident i ngjashëm mori jetën e 18 fëmijëve dhe mësuesit të tyre. (A2 Televizion)