Kemi Badenoch është zgjedhur si kryetarja e re e Partisë Konservatore, me 53806 vota.
Sipas mediave të huaja, bëhet me dije se kandidati Robert Jenrick mbeti pas me 41,388 vota. Nga këta pjesëmarrja në votim ishte 72.8%.
Duke deklaruar rezultatin, Bob Blackman, konfirmoi se kishte 131,680 zgjedhës të përshtatshëm.
Ajo e ka fituar garën me premtimet për ta kthyer partinë në parimet themelore.
Badenoch, 44-vjeçare, zëvendëson ish-kryeministrin Rishi Sunak, dhe është zotuar për ta udhëhequr partinë në një periudhë rigjenerimi, pas humbjes në zgjedhjet e përgjitshme të korrikut në Britani, shkruan A2 CNN.
Në krye të Partisë Konservatore, Badenoch pritet të sfidojë, çfarë quan ajo, të menduarit institucionalist të majtë, dhe që është koha të mbrohen parimet e fjalës së lirë dhe tregut të lirë.
Badenoch mori urime të shumta nga politikanë të rangut të lartë në vend dhe jo vetëm. (A2 Televizion)