“Rusia do intensifikojë sulmet”, Zelenski kërkon avionë, përfshin në ushtri edhe të burgosurit

Nga Rosalba Bejdo
18 Maj 2024, 16:51 | Bota

Rusia mund të intensifikojë sulmet në veri lindje të Ukrainës, pas fitoreve të siguruara së fundmi pranë qytetit të Harkiv. Është paralajmërimi që vjen nga presidenti Volodimir Zelenski teksa trupat ruse po përpiqen të avancojnë më thellë përgjatë frontit të dobësuar.

Si rrallë herë, Zelenski pranoi se ekzistojnë probleme sa I përket stafit dhe moralit në ushtri , duke thënë se një numër brigadash ekzistuese ishin të boshatisura. Në një intervistë për AFP, ai foli gjithashtu për mungesa në flotën ajrore dhe ripërtëriu thirrjet ndaj aleatëve për më shumë avionë lufte.

Sot kemi rreth 25% të asaj që na duhet për të mbrojtur Ukrainën. Në mënyrë që Moska të mos ketë supermacinë në ajër, flotës sonë i nevojiten 120-130 avionë modern lufte.

Përballë situatës së dëshpëruar, Zelenski nënshkroi të premten një ligj, i cili lejon të dënuarit me burg të shërbejnë nën kushte të caktuar në radhët e forcave të armatosura.

Gjithashtu mosha e rekrutimit në ushtri do të ulet nga 27 në 25 vjeç. Forcat ruse kanë nisur së fundmi, atë që po e quajnë ofensiva verore, duke pushtuar një numër fshatrash në frontin verilindor të Ukrainës, pranë Harkivit, qyteti i dytë më i madh në vend.

Guvernatori rajonal i Harkiv, Oleg Sinegubov thatë shtunën se rreth 10 mijë njerëz ishin detyruar të largoheshin në vetëm një javë.

Sakaq, kryeministri polak Donald Tusk, njoftoi se vendi i tij do të shpenzonte mbi 2.3 miliardë euro, për të fortifikuar kufirin lindor, siç tha nga armiq të mundshëm. Kufiri përfshin Rusinë, Bjellorusinë dhe Ukrainën.  

A2 CNN Livestream

Dita jonë 2024