Rusia rikthen sulmet në Kiev pas 52 ditësh

Nga A2 CNN
11 Nëntor 2023, 18:25 | Bota

Rusia rikthen sulmet në Kiev pas 52 ditësh

Rusia ka bombarduar këtë të shtunë qytetin e Kievit, me sulmet ajrore që rikthehen në kryeqytetin e Ukrainës pas më shumë se 52 ditësh.

“Pas një pauze të gjatë prej 52 ditësh, armiku ka rifilluar sulmet ndaj Kievit. Raketa nuk ia doli të mbërrinte në Kiev pasi sistemet e mbrojtjes ajrore e rrëzuan atë”, shkroi në rrjetet sociale Serhiy Popko, kreu i administratës ushtarake të qytetit.

Mbetjet e raketë ranë mbi një zonë të banuar dhe shkaktuan disa dëme materiale në disa shtëpi, por nuk pati të lënduar.

Gjatë natës, sistemet e mbrojtjes ajrore të Ukrainës rrëzuan gjithashtu 19 dronë të prodhimit iranian ‘Shahed’ nga 31 të lëshuar nga forcat ruse.

Rusia ka intensifikuar bombardimet e saj ndaj porteve të Ukrainës, duke përfshirë Odesën. Po kështu është goditur dhe infrastruktura e depozitimit të grurit që nga korriku kur Moska u tërhoq nga marrëveshja për eksportimin e drithërave përmes Detit të Zi.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Loneta Progni