Kancelari gjerman, Olaf Scholz i ka bërë thirrje Kongresit Amerikan të votojë në favor të financimit të Kievit, në përballjen e tij me forcat ruse. Thirrjen, Scholz e bëri gjatë takimit me Presidentin Amerikan, Joe Biden.
Scholz tha se nëse Kongresi Amerikan nuk arrin të votojë në favor të financimit të mëtejshëm për Kievin, aftësia e forcave të armatosura ukrainase për të mbrojtur vendin e tyre kundër pushtimit rus do të kërcënohej.
Republikanët në Kongresin e SHBA deri më tani kanë bllokuar paketa të mëtejshme ndihme për Ukrainën, ndërsa Scholz ka luftuar për të nxitur liderët e tjerë evropianë që të rrisin ndjeshëm fondet dhe dërgesat e armëve për ushtrinë e Ukrainës.
Në Washington, kancelari gjerman gjeti kohë të takohet me Senatorin Amerikan Chirs Coons, i cili në korridoret diplomatike etiketohet si ‘sozia’ e kancelarit gjerman. (A2 Televizion)