Shifra rekord, mbi 78 milionë njerëz votojnë përpara ditës së zgjedhjeve në SHBA

Nga A2 CNN
4 Nëntor 2024, 15:23 | Bota

Shifra rekord, mbi 78 milionë njerëz votojnë përpara

Mediat e huaja kanë raportuar se më shumë se 78 milionë njerëz kanë hedhur votën e tyre përpara ditës së zgjedhjeve nesër në SHBA.

Sipas mediave të huaja, bëhet me dije se ky numër është një shifër marramendëse e arritur pjesërisht për shkak të shumë shteteve që thyen rekordet e votimit të hershëm.

Karolina e Veriut është një nga shtatë shtetet e fushëbetejës që mund të përcaktojë zgjedhjet, dhe shteti kryesor i fushëbetejës për numrin e përgjithshëm të votave të parakohshme të hedhura.

Pak më shumë se 4.4 milionë njerëz votuan herët në shtetin Tar Heel, duke rrëzuar rekordin e vendosur në vitin 2020, i cili pa 3.6 milionë vota të hedhura përpara ditës së zgjedhjeve.

Votimi i parakohshëm po vazhdon sot në tre shtete të tjera në fushëbetejë, në Michigan, Ëisconsin dhe Pensilvani. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos