Çmimi Nobel në mjekësi iu dha amerikanëve Victor Ambros dhe Gary Ruvkun për zbulimin e tyre të mikroARN-së dhe rolin e saj në rregullimin e gjeneve.
Çmimi u shpall nga Thomas Perlmann, sekretari i Asamblesë së Nobelit, i cili tha se zbulimi i tyre "ishte i një rëndësie themelore për mënyrën se si organizmat zhvillohen dhe funksionojnë".
Vitin e kaluar ky çmim iu dha biokimistes hungarezo-amerikane Katalin Karikó dhe imunologut amerikan Dreë Ëeissman për punën e tyre në teknologjinë e mRNA që qëndron pas vaksinave COVID-19, të cilat janë thelbësore për ngadalësimin e pandemisë.
Çmimet Nobel u krijuan nga shpikësi suedez Alfred Nobel, i cili vdiq në 1896. Ajo vjen me një çmim në të holla prej 11 milionë korona suedeze, ose gati 976,000 euro.
Nga viti 1901 deri në vitin 2023, janë dhënë 114 çmime Nobel në Fiziologji ose Mjekësi. Trembëdhjetë nga 227 fituesit ishin gra.
Pjesa tjetër e Çmimeve Nobel 2024, të dhëna për përparimet në fizikë, kimi, ekonomi, letërsi dhe paqe, do të shpallen gjatë gjithë javës.
Laureatët e Nobelit do të marrin çmimet e tyre në një ceremoni çmimesh në Suedi në dhjetor. (A2 Televizion)