Sondazh: A ju shqetëson lënia në harresë e Bibliotekës Kombëtare?
  • Po 71%
  • Jo 24%
  • Nuk më intereson 6%

Shtëpia e Bardhë akuzon Rusinë se sulmoi Ukrainën me raketa të furnizuara nga Pheniani

Nga A2 CNN
5 Janar 2024, 09:03 | Bota

Raketat e dorëzuara nga Koreja e Veriut në Rusi janë përdorur në sulmet në shkallë të gjerë, të nisura ditët e fundit kundër Ukrainës. Ky është konstatimi që Shtëpia e Bardhë ka shprehur të enjten, duke denoncuar përshkallëzimin e vazhdueshëm dhe shqetësues të mbështetjes së Phenianit për Moskën.

"Informacionet tona tregojnë se Koreja e Veriut, së fundi, i ka dorëzuar Rusisë sisteme të lëshimit të raketave balistike dhe disa raketa balistike, disa prej të cilave u përdorën më 30 dhjetor dhe 2 janar në sulmet kundër Ukrainës”, tha zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby.

Komentet e Kirby erdhën pasi udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un kërkoi rritjen e prodhimit të raketave gjatë një vizite në një fabrikë të pajisjeve ushtarake, si shenjë të përgatitjes për një konfrontim të mundshëm ushtarak me Korenë e Jugut dhe SHBA-në.

Sipas Kirby-t, bashkëpunimi i Rusisë me Veriun komunist thekson edhe më tepër nevojën që Kongresi Amerikan të miratojë paketën e re të ndihmës ushtarake për Ukrainën.

Forcat ruse lëshuan një nga raketat e furnizuara nga Koreja e Veriut, më 30 dhjetor, e cila ra në një fushë në provincën Zaporizhia të Ukrainës jugore. Më pas, më 2 janar, Rusia lëshoi disa raketa në Ukrainë në një sulm ajror masiv. Mbrojtja ajrore e Ukrainës, e cila është përballur me një breshëri bombardimesh nga Rusia, ditët e fundit, mbetet një prioritet absolut", theksoi Kirby.

Sipas Kirby, Rusia gjithashtu planifikon të blejë raketa nga Irani. “Ne do të vendosim sanksione shtesë ndaj atyre që lehtësojnë transferimin e armëve nga Koreja e Veriut dhe Irani në Rusi”, theksoi ai.

Ndërkohë, në Uashington edhe presidenti amerikan, Joe Biden, i ka bërë thirrje Kongresit që të "veprojë pa pritur më", pas bombardimit masiv të Ukrainës, por republikanët vazhdojnë të vendosin kushte për miratimin e ndihmës së re për Kievin.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu