Sondazhet para zgjedhjeve presidenciale të kësaj jave në Shtetet e Bashkuara flisnin për një garë të ngushtë mes ish-presidentit Donald Trump dhe Nënpresidentes Kamala Harris. Por Trump shënoi një fitore bindëse, duke bërë për vete votues nga grupe të ndryshme demografike, përfshirë mes burrave, grave dhe votuesve hispanikë.
Sondazhet tregonin se gara presidenciale në Shtetet e Bashkuara ishte e ngushtë, por Donald Trump siguroi një mbështetje të gjerë dhe e mundi lehtësisht Nënpresidenten Kamala Harris më 5 nëntor.
“Ata erdhën nga të gjitha grupet: nga sindikatat, ose jo sindikatat, afrikano-amerikanët, hispaniko-amerikanët, aziatiko-amerikanët, arabo-amerikanët, myslimanët amerikanë. I kishim të gjithë me vete”, tha Trump.
Megjithëse i dënuar për 34 akuza penale për falsifikimin e të dhënave të biznesit, zoti Trump u bë kandidati i parë presidencial republikan në 20 vjet që fiton votën popullore.
“Pse fati i disa kandidatëve vendoset nga gjëra të tilla dhe i të tjerëve jo? Nuk kam përgjigje për këtë, se pse për shembull akuzat e tradhtisë dhe problemet ligjore nuk ndikuan tek Donald Trump”, thotë Samuel Abrams, profesor i politikës dhe shkencave sociale në Kolegjin Sarah Laërence në Nju Jork.
Ajo që pati efekt ishte mesazhi i përsëritur prej vitesh nga zoti Trump për votuesit.
" ‘Unë ju dëgjoj. Unë e kuptoj luftën tuaj. Unë e kuptoj që situata juaj nuk është aq e mirë sa ç’mund të ishte dhe unë dua t'ju ndihmoj, t’ua bëj më të lehtë’. Ky ishte mesazhi i tij. Mediave u pëlqen të përmendin retorikën më të skajshme të tij. Por në fund të fundit, mesazhi kryesor ishte ‘Amerika e para’”, thotë Abrams.
Fushata e zotit Trump vuri në shënjestër grupet kryesore, shpesh përmes podkasteve dhe mediave sociale, që u ndoqën nga miliona vetë.
“Ata u kushtuan vëmendje të rinjve, atyre që nuk votuan, individëve që kanë vuajtur gjatë disa viteve të fundit për shkak të inflacionit dhe kjo u shpërblye”, thotë profesori i Universitetit të Arizonës, Thom Reilly.
Harris kishte rreth 100 ditë për të bërë fushatë pasi presidenti Joe Biden u tërhoq nga gara në korrik. Ajo hapësirë kohore e ngjeshur dëmtoi shanset e saj, thotë Reilly.
“Shumë kritikojnë Biden, duke thënë se duhet të kishte dalë nga gara më shpejt. Por nëse ai do të ishte larguar më herët, tridhjetë, gjashtëdhjetë, nëntëdhjetë ditë më herët, do të kishte pasur një garë brenda partisë dhe zonja Harris mund të mos ishte kandidatja.”
Nënpresidentja u pengua gjithashtu nga lidhja e saj me një president jopopullor.
“Ishte e qartë se publiku amerikan donte ndryshim dhe shumë individë, për mirë apo për keq, e panë atë si vazhdimësi të administratës së Bidenit”, thotë Reilly.
Analistë të tjerë thonë se zonja Harris u përqendrua shumë tek të drejtat e abortit dhe shumë pak tek ekonomia.
“Shumë më pak se 1% të votuesve amerikanë do t’u duhet të përballen me abortin direkt ose indirekt. Të gjithë votuesit duhet të përballen me inflacionin, çmimin e karburantit, çmimet e energjisë, dhe të ardhurat që nuk janë ngritur", thotë këshilltari republikan Jason Cabel Roe.
Nuk dihet nëse shanset e zonjës Harris u dëmtuan edhe nga fakti që është grua dhe me ngjyrë.
“Unë sinqerisht nuk mendoj se kishte të bënte me racën, përkatësinë etnike apo gjininë këtë radhë. Mesazhi i zotit Trump rezonoi shumë më tepër se sa ai i zonjës Harris për shumë prej këtyre votuesve anembanë vendit.”
Një mesazh që e çoi atë drejt fitores. Zonja Harris kishte rreth 100 ditë për të bërë fushatë pasi presidenti Joe Biden u tërhoq nga gara në korrik. Ajo hapësirë kohore e ngjeshur dëmtoi shanset e saj, thotë prof. Reilly.
“Shumë kritikojnë zotin Biden, duke thënë se duhet të kishte dalë nga gara më shpejt. Por nëse ai do të ishte larguar më herët, tridhjetë, gjashtëdhjetë, nëntëdhjetë ditë më herët, do të kishte pasur një garë brenda partisë dhe zonja Harris mund të mos ishte kandidatja.”
Nënpresidentja u pengua gjithashtu nga lidhja e saj me një president jopopullor.
“Ishte e qartë se publiku amerikan donte ndryshim dhe shumë individë, për mirë apo për keq, e panë atë si vazhdimësi të administratës së Bidenit”, thotë prof. Reilly.
Analistë të tjerë thonë se zonja Harris u përqendrua shumë tek të drejtat e abortit dhe shumë pak tek ekonomia.
“Shumë më pak se 1% të votuesve amerikanë do t’u duhet të përballen me abortin direkt ose indirekt. Të gjithë votuesit duhet të përballen me inflacionin, çmimin e karburantit, çmimet e energjisë, dhe të ardhurat që nuk janë ngritur", thotë këshilltari republikan Jason Cabel Roe.
Nuk dihet nëse shanset e zonjës Harris u dëmtuan edhe nga fakti që është grua dhe me ngjyrë.
“Unë sinqerisht nuk mendoj se kishte të bënte me racën, përkatësinë etnike apo gjininë këtë radhë. Mesazhi i zotit Trump rezonoi shumë më tepër se sa ai i zonjës Harris për shumë prej këtyre votuesve anembanë vendit.”
Një mesazh që e çoi atë drejt fitores. VOA (A2 Televizion)