Të maskuar dhe armatosur rëndë, momentet dramatike të rrëmbimit të anijes së lidhur me Izraelin

Nga A2 CNN
21 Nëntor 2023, 22:11 | Bota

Imazhet satelitore kanë pikasur në brigjet e Jemenit anijen e mallrave të rrëmbyer disa ditë më parë nga rebelët houdhi, për shkak të lidhjeve të saj me Izraelin.

Anija komerciale Galaxy Leader “u pushtua” nga disa komando ushtaraka të cilët zbritën nëpërmjet një helikopteri, teksa së fundmi mendohet të jetë në zonën e portit Hodeidah në Jemen.

Së fundmi rebelët houthi kanë publikuar pamjet dramatike të aksionit që tregojnë njerëz të armatosur rëndë ndërsa anëtarët e ekuipazhit ngritën duart lart në shenjë dorëzimi.

Anija e mallrave u kap ndërsa udhëtonte përtej gadishullit arabik gjatë rrugës për në Indi pasi u largua nga Turqia.  Ajo është e regjistruar nën emrin e një kompanie britanike, e cila është pjesërisht në pronësi të manjatit izraelit Abraham Ungar dhe aktualisht i është dhënë me qira një kompanie japoneze.

 

A2 CNN Livestream

A2 Business