“Luftë” për një vend në ushtri, 37 viktima nga shtyrja e turmës

Nga A2 CNN
21 Nëntor 2023, 18:55 | Bota

“Luftë” për një vend në ushtri, 37 viktima nga

Të paktën 37 persona humbën jetën dhe shumë të tjerë mbetën të lënduar si pasojë e shtyrjes së turmës në Kongo, gjatë një eventi të organizuar nga ushtria për rekrutimin e kadetëve të rinj.

Dhjetëra njerëz u përpoqën të kalonin me forcë përmes portave të stadiumit në kryeqytet shkaktuar rrëmujë, që për pak minuta doli jashtë kontrollit.

Javën e kaluar, ushtria njoftoi planet për të rekrutuar rreth 1,500 ushtarë të rinj nga mosha 18 deri në 25 vjeç, dhe duke qenë se papunësia në Kongo është shumë e lartë, kjo gjë shihet si një mundësi e mirë për shumë njerëz.

Detajet e asaj që ndodhi saktësisht në stadiumin “Michel d'Ornano” janë të paqarta, teksa raportohet se mijëra të rinj ishin mbledhur jashtë stadiumit që të hënën, për procesin e regjistrimit që do të niste një ditë më pas.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Loneta Progni