Sondazh: A duhet prindërit të publikojnë fotot e fëmijëve në rrjetet sociale?
  • Po 8%
  • Jo 92%

“Model jo vetëm për Italinë”, Tajani shpall projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes Itali-Shqipëri

Nga A2 CNN
21 Nëntor 2023, 13:37 | Bota

“Model jo vetëm për Italinë”, Tajani shpall

“Protokolli me Shqipërinë nuk pretendon të jetë një ilaç, por një mjet shtesë për të menaxhuar ardhjet masive të emigrantëve”. Kështu u shpreh ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani, në komunikimin e tij në Dhomën e përfaqësuesve për marrëveshjen Itali-Shqipëri për emigrantët.

“Marrëveshja e nënshkruar më 6 nëntor është një komponent i rëndësishëm i një strategjie të përgjithshme. Dhe një model i mundshëm, jo vetëm për Italinë, për bashkëpunimet e ardhshme me vendet mike”, u shpreh Tajani.

“Debati për këtë çështje dhe votimi që do ta përfundojë atë tregojnë, nëse ka pasur nevojë, se qeveria jonë nuk i është shmangur asnjëherë dialogut dhe shqyrtimit nga Parlamenti, veçanërisht për çështje të një rëndësie të tillë. Le të shqyrtojmë prandaj votimi i rezolutës është vetëm një hap i parë, por domethënës, në këtë drejtim dhe një tregues i çmuar", sqaron zëvendëskryeministri italian.

Sipas tij, projektligji përmban rregullat dhe ndarjet e nevojshme për zbatimin e protokollit.

"Qeveria synon të paraqesë me shpejtësi në Dhoma një projektligj ratifikimi, i cili përmban gjithashtu rregullat dhe ndarjet e nevojshme për zbatimin e Protokollit. Diskutimi në Kuvend për të do të ofrojë mundësinë për një diskutim të thelluar dhe të arsyetuar. Shpresojmë që miratimi të bëhet në kohë të përputhshme me urgjencën e adresimit, edhe me mjete novatore, të menaxhimit të flukseve migratore në rritje”.

Ditari A2 CNN