Sondazh: A duhet prindërit të publikojnë fotot e fëmijëve në rrjetet sociale?
  • Po 8%
  • Jo 92%

''Jo paqe me çdo çmim me Rusinë'', Zelensky: SHBA dhe Kina mund ta ndalin luftën

Nga Rosalba Bejdo
21 Nëntor 2023, 12:52 | Bota

“Rusia nuk do ta zbusë ofensivën e saj ndaj Ukrainës pasi nuk mendon se komuniteti global qëndron i solidarizuar kundër saj." Kështu u shpreh presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski, i cili përjashtoi mundësinë e një paqeje me çdo çmim me Rusinë.

Në një intervistë për tabloidin britanik "The Sun", Zelensky u shpreh se besonte që Moska do të vazhdojë agresionin deri sa SHBA dhe Kina t’i thonë shumë seriozisht që të largohen nga territori ukrainas.

Sakaq, në një videomesazh me rastin e ditës së Dinjitetit dhe Lirisë, Zelensky u zotua se nuk do të lejojnë që t’u merret liria.

“Njerëzit tanë po mbrojnë veten dhe Europën aktualisht. Pasi ne kemi dinjitet dhe nuk do të lejojmë që liria të na merret.”

Zelensky i druhet zbehjes së mbështetjeve nga komunitetit ndërkombëtar, mes konfliktit tjetër që po zien në Lindjen e Mesme dhe tejzgjatjes së luftës në Ukrainë.

Megjithatë, në një mesazh se Shtetet e Bashkuara do të vijojnë të jenë në krah të Kievit, Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin zhvilloi një vizitë të paparalajmëruar në Ukrainë.

Gjatë qëndrimit atje ai njoftoi një paketë të re ndihmash ushtarake prej 100 milionë dollarësh. Ajo përfshin sisteme raketore të Artilerisë me Lëvizshmëri të Lartë (HIMARS) dhe municione shtesë. 

Gjatë vizitës së Austin, Moskanuk i ndali sulmet në Ukrainë duke goditur rajonet e Donjetsk dhe Harkivit, ku të paktën 3 persona u vranë dhe 8 të tjerë u plagosën. Siç raportohet raketat goditën një spital në qytezën e Selidove në Donjetsk dhe një minierë qymyri.

Ditari A2 CNN