Putin i indinjuar për situatën në Gaza: Është një katastrofë

Nga A2 CNN
21 Nëntor 2023, 18:28 | Bota

Putin i indinjuar për situatën në Gaza: Është një

Ndonëse prej shkurtit të vitit 2022 ka nisur një front lufte në Ukrainë, që ka pasur efekt në të gjithë botën, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka shprehur shqetësimin e tij të thellë për situatën e krijuar në Gaza, pas ndërhyrjes së Izraelit.

Gjatë një fjalimi video për samitin e Brics, lideri rus u shpreh se në Gaza po ndodh aktualisht një katastrofë humanitare dhe kërkoi reagimin e komunitetit ndërkombëtar për t’i dhënë fund konfliktit të përgjakshëm.

Sipas liderit rus, pauzat humanitare janë shumë të nevojshme për lirimin e pengjeve, evakuimin e civile, teksa kërkoi një zgjidhje politike për konfliktin izraelo-palestinez.

Ndërkohë, presidenti kinez, një aleat i Putin ka kërkuar më herët thërritjen e një konference ndërkombëtare për situatën në Gaza.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi