Temperatura minus 15 gradë, dimri shton mjerimin e të mbijetuarve nga tërmeti në Kinë

Nga A2 CNN
21 Dhjetor 2023, 07:01 | Bota

Temperatura minus 15 gradë, dimri shton mjerimin e të mbijetuarve nga

Temperaturat të cilat janë ulur në minus 15 gradë celsius, shtuan mjerimin e banorëve kinezë që humbën shtëpitë e tyre pas tërmetit me magnitudë 6.2 natën e të hënës së 18 dhjetorit.

Reauters ka sjellë dëshmitë e të mbijetuarve të pastrehë nga tërmeti. Një ndër to është Ma Haijie, e cila u shpreh se fëmijët e saj po flinin në çadrën e improvizuar të një fqinji, ndërsa përpiqeshin të jetonin pa një shtëpi.

Në një vend ndihme, dhjetëra të mbijetuar të pastrehë nga tërmeti ishin në radhë jashtë tendave të urgjencës për të marrë ushqim, ujë dhe furnizime ditore nga vullnetarët.

Tërmeti tronditi qarkun Jishishan pranë kufirit që lidh provincat Gansu dhe Qinghai.

Në Gansu, më shumë se 207.000 shtëpi u shkatërruan dhe gati 15.000 shtëpi u shembën, duke prekur më shumë se 145.000 njerëz. Më shumë se 128.000 artikuj të furnizimit emergjent, duke përfshirë tenda, jorgan, dritat e tendës dhe shtretërit e palosshëm, u dorëzuan ndërsa ushqime të tilla si simite dhe petë iu dhanë viktimave, sipas medias shtetërore.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Debat nga Alba Alishani