Tërheqja e SHBA nga OBSH kërcënon buxhetin e organizatës

Nga A2 CNN
21 Janar 2025, 14:57 | Bota

Tërheqja e SHBA nga OBSH kërcënon buxhetin e organizatës

Ndikimi më i dukshëm i tërheqjes së SHBA nga OBSH do të jetë në buxhetin e organizmit global të shëndetit.

Sipas mediave të huaja, nga 196 shtete anëtare, SHBA është deri tani është financuesi më i madh individual, duke kontribuar pothuajse me një të pestën e buxhetit total.

Nëse kjo ndodh dhe asnjë komb tjetër nuk ndërhyn për të mbushur boshllëkun, aftësia e OBSH-së për t'iu përgjigjur urgjencave të tilla si një shpërthim Ebola, ose mPox, dhe akoma më tepër një pandemi tjetër të stilit Covid-19, mund të rrezikohet.

Disa shkencëtarë shqetësohen se SHBA-ja tani do të mbetet e izoluar kur bëhet fjalë për programe të tilla si gatishmëria ndaj pandemisë dhe sekuenca e llojeve të gripit sezonal, për zhvillimin e vaksinave vjetore të gripit, shkruan A2 CNN.

Të tjerë argumentojnë se tërheqja e SHBA mund të nxisë reforma të mëtejshme se si funksionon OBSH, duke e bërë atë një organ që u shërben më mirë nevojave të shëndetit publik të njerëzve në mbarë globin.

Por ka pak shenja që do të jenë të mjaftueshme për të bindur Presidentin të ndryshojë vendimin e tij, shkruan A2 CNN. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos