Sondazh: Sa prezent është aktiviteti fizik në përditshmërinë tuaj?
  • Çdo ditë 46%
  • Tre herë në javë 18%
  • Vetëm në fundjavë 4%
  • Asnjëherë 32%

Trump sulmon Biden: Nuk lidh dot dy fjalë bashkë

Nga A2 CNN
24 Janar 2024, 08:50 | Bota

Trump sulmon Biden: Nuk lidh dot dy fjalë bashkë

Pas fitores së primareve në New Hampshire, Donald Trump ka lëshuar sërish një lumë akuzash ndaj kreut aktual të Shtëpisë së Bardhë, Joe Biden.

Gjatë një takimi elektoral në Nashua, miliarderi amerikan u shpreh i bindur se do të arrinte një fitore historike në zgjedhjet presidenciale të nëntorit.

“Do ta mundim Joe Biden, por kush nuk mund ta mundë atë. Ai nuk bën dot dy fjalë bashkë. Nuk mund të ecë vetë dhe pa ndihmë”.

Më tej, Trump kërkoi nga rivalja e vetme në garë në radhët e republikanëve, Nikky Haley që të heqë dorë dhe të mos vijojë më me fushatën.

“Nikki Haley duhet të pezullojë kandidimin e saj presidencial. Nëse nuk largohet, ne humbim para në vend që t'i shpenzojmë kundër Joe Biden, që është fokusi ynë. Ajo pësoi një tjetër humbje të rëndë dhe mbajti një fjalim sikur fitoi”, tha Trump.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi