Sondazh: Cilat janë faktorët më të rëndësishëm për zhvillimin e një fëmije?
  • Edukimi shkollor 6%
  • Kujdesi familjar 82%
  • Ndikimi i shoqërisë 12%

Pas Jemenit, avionët amerikanë bombardojnë militantët në Irak

Nga A2 CNN
24 Janar 2024, 07:51 | Bota

Pas Jemenit, avionët amerikanë bombardojnë militantët

Avionë ushtarakë amerikanë goditën militantët irakianë që mbështeten nga Irani në një kundërpërgjigje ndaj një një serie sulmesh kundër forcave amerikane dhe të koalicionit gjatë ditëve të fundit.

Zyrtarët thanë se sulmet ajrore, kishin në shënjestër tri objekte në Irakun perëndimor të përdorura nga Kataib Hezbollah dhe grupe të tjera të mbështetura nga Irani.

“Këto sulme kishin në shënjestër komandën e grupit Kataib Hezbollah, bazat dhe objektet e trajnimit për raketat dhe dronët sulmues”, thuhet në një deklaratë të Komandës Qendrore të Shteteve të Bashkuara e cila mbikëqyr forcat amerikane në rajon.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, paralajmëroi se Uashingtoni nuk e përjashton mundësinë për sulme të tjera, nëse do të jetë e nevojshme.

“Ne nuk duam që konflikti në rajon të përshkallëzohet. Jemi plotësisht të përgatitur për të marrë masa të mëtejshme për të mbrojtur njerëzit dhe objektet tona. U bëjmë thirrje këtyre grupeve dhe sponsorëve të tyre iranianë që t’i ndalojnë menjëherë”, tha sekretari Austin.

 

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu